Ndeshja mes Philadephia dhe Milwaukee Bucks ka përfunduar me rezultatin 128-122 në favor të ekipit mik. Lojtari që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte greku Giannis Antentokoumpo.
Shtatlarti i NBA shënoi një rekord që për herë të fundit ishte vënë nga Michale Jordan në vitin 1989. Greku arriti të shënonte 45 pikë, mblodhi 13 topa në tabelë, dha 6 asiste dhe arriti të bënte 5 blloqe pa asnjë gabim. Vetëm Michael Jordan kishte arritur që të shënonte mbi 40 pikë.