Të gjithë tifozët e Juventus, drejtues dhe lojtarë u ‘çmendën’ kur arbitri akorodoi atë penallti në minutë të fundit. Zhgënjimi ishte edhe më i madh në momentin kur penalltia u shëndrrua në gol nga Ronaldo që i dha kualifikimin Real Madrid. Por një nga ata që është inatosur për këtë eleminim të Juves është edhe Arturo Vidal.
Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon se si kiliani reagon kur Ronaldo shënon. Ai po ndiqte në ‘Allianz Arena’ ndeshjen mes Bayern dhe Sevilla ku mungonte për shkak dëmtimi, por vëmendja e tij ishte edhe në Madrid ku luante ish-ekipi i tij të cilin duket se mesfushori nuk e ka nxjerrë ende nga zemra e tij dhe dukej se ‘el guerriero’ e donte me zemër një kualifikim të Juventusit në gjysmëfinale.
https://www.facebook.com/orgogliosijuventini/videos/1615921618443808/