Dje, u luajt ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Trepçës në basketboll, për meshkuj në kuadër të ligës së Ballkanikës.
Ky takim u fitua nga bardheblutë, të cilët arritën të mposhtnin skuadrën e Trepçës. Por në një moment në shkallët e pallatit të sportit, u shpalos flamuri shqiptar nga tifozët kosovarë.
Kaq ka mjaftuar dhe sfida ndërmjet të dy ekipeve u kthye në festë. Shikoni videon e mëposhtme, për të parë festën e jashtëzakonshme të tifozëve të Trepçës.