Në datën 10 dhjetor 2017 u luajt java e 11-të e Kategorisë së Dytë. Ndeshja Përmeti – Këlcyra u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar kundër arbitrit Alvi Paço. Ky i fundit akordoi një 11-metërsh në favor të Përmetit duke nxitur protesta të shumta te miqtë.
Pas këtij momenti, të gjithë lojtarët dhe stafi teknik vrapuan në drejtim të tij. Situata degradoi dhe gjyqtari u përball me një dhunë të tmerrshme. Pas kësaj ngjarje, Komisioni i Disiplinës përjashtoi Këlcyrën nga ky sezon futbollistik. Sot, janë tifozë të Këlcyrës të cilët ironizojnë gjyqtarin Paço përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndiqni videon e mëposhtme.