Napoli ka mposhtur Lacion në transfertë me rezultatin 1-4, në një ndeshje mjaft emocionuese. Miqtë kanë befasuar vendasit, teksa kanë përmbysur rezultatin. Në pjesën e parë vendasit fituan minimalisht, ndërsa në të dytën ekipi i Napolit u tërbua duke shënuar plot katër herë. Koulibaly , Callejon, Mertens dhe Georginho ishin ata që shënuan për ekipin e Sarrit.
Ndërsa Milani i Vicenzo Montelës është mjaftuar me dy penallti për të arritur një fitore kundër Spalit. Rodriguez ka shndërruar në gol 11-metërshin e parë, ndërsa të dytin Kessie.