Napoli ka arritur fitoren e radhës në Serie A duke mundur Genoan me rezultatin 2-0.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka vazhduar me formën e mirë në Serie A. Në javën e 24, Napoli me fitoren e radhës është duke i dhënë sinjale Real Madridit se nuk do ta kenë të lehtë ndaj tyre, kur të përballen të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Golat për Napolin i shënuan Piotr Zielinski dhe Emanuele Giaccherini. Pas kësaj fitore, Napoli rrëmben vendin e dytë me 51 pikë të grumbulluara, një më shumë se Roma që të dielën përballet me Crotonen.