Milot Rashica vijon të konfirmojë formën e mrekullueshme që po kalon në Gjermani. Sulmuesi i njohur i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënojë golin e parë për skuadrën e Werder Bremen. Prej minutës së 3-të, ekipi vendas ka gjetur avantazhin në një ndeshje mjaft të luftuar nga dy ekipet.
Sulmuesi shqiptar niset prej gjysmës së fushës dhe pas asistit të marrë nga shoku i ekipit, arrin të ulë bukur topin duke përshëndetur rrjetën e portës së Mainz-it. Tashmë po luhet minuta e 30-të dhe rezultati vijon të jetë 1-0 në favor të vendasve.