Milan ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3 kundër Sassuolos, teksa janë shënuar plot shtatë gola në këtë takim. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë teksa u mbyll me rezultatin 1-3. Por, në fraksionin e dytë të lojës Milan arriti ta përmbysë këtë rezultat, pasi shënoi edhe tre herë të tjera në portën mike.
Pas kësaj fitoreje Milan renditet në vendin e pestë, me 13 pikë të grumbulluara.
https://www.youtube.com/watch?v=4-ZBMTxJydY