Milan ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kievon në kuadër të javës së 27-të të Seria A. Të besuarit e Vicenzo Montelës zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, ku Karlos Baka ishte protagonisti i këtij takimi.
Baka shënoi dy gola përkatësisht në minutat 24 dhe 70, ndërsa rezultatin e vulosi Lapadula në minutën e 82. Për Kievon shënoi De Guzman në minutën e 43-të.
Pas kësaj fitoreje, Milan ngjitet në kuotën e 50 pikëve duke kapur vendin e pestë me pikë të barabarta me Lacion që luan nesër kundër Bolonjës.
https://www.youtube.com/results?search_query=milan+chievo