Besa-Egnatia 3 – 2 (Canka minuta 21,45), (Onuh minuta 48), (Çekiçi minuta 68,71)
Formacionet:
Besa: Miraka, Çaço, Biba, Dikson, Danaj, Ejoh, Mellugja, Ndoraxhi, Çelhaka, Çekiçi, Onuh
Egnatia: Haremi, Ruço, Vogli, Ibrahimllari, Bakiasi, Bakalli, Dimo, Karakaçi, Troka, Branica, Canka
Komenti minutë pas minute:
90′ Kemi ardhur në minutën e fundit të ndeshjes dhe rezultati mbetet 3-2. Besa fiton një ndeshje shumë të dyshimtë.
85′ Besa ka përmbysur gjithçka, por kjo ndeshje është për turp, pasi vetëm në këtë mënyrë nuk mund të pësohen golat.
77′ Dimo humb penalltinë për Egnatian.
71′ Çekiçi përmbys gjithçka, Besa kalon në avantazh 3-2.
68′ Çekiçi barazon shifrat.
62′ Tufa i Egnatias ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri për një prekje të topit me dorë, por që në fakt rasti është shumë i dyshimtë, sikurse shihet edhe nga pamjet.
58′ Dikson nuk dërgon topin në rrjetë, pasi kishte një mundësi perfekte për të barazuar shifrat.
48′ Onuh ngushton shumë shpejtë diferencën.
46′ Starton pjesa e dytë. Besa do të tentojë gjithçka për të kthyer ndeshjen edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi rezultati është 0-2 për Egnatian.
45′ Canka dyfishon shifrat. Spektakël nga lushnjari.
40′ Besa nuk gjen hapësira. Egnatia shumë e vendosur në prapavijë.
30′ Kalojnë 30 minutat e para të takimit. Egnatia ka gjuajtur vetëm 1 herë në portë dhe ka gjetur golin. Besa qarkullon më shumë topin.
21′ Zhbllokohen shifrat në Kavajë. Canka kalon Egnatian në avantazh.
16′ Sulmon rrezikshëm Egnatia, por rrogozhinasit nuk kanë mundur ta dërgojnë topin në rrjetë.
10′ Besa më kërkuese në këto minuta të para. Egnatia pret kundërsulmin.
1′ Besa ka mundësinëe e parë të ndeshjes, por lojtari Onu me oprtën thuajse bosh nuk e çon topin në rrjetë.
1′ Starton ndeshja, Egnatia nis topin e parë.