Në Durrës luhet ndeshja e javës së 29-të mes Teutes dhe Vllaznisë. Një ‘finale’ mbijtese në ‘Niko Dovana’ që pritet të dhurojë një takim të luftuar mes dy ekipeve dhe një ndeshje që mund të përcaktojë shumë në ecurinë e këtij kampionati për të dy skuadrat.
Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Bilali, Hrkac, Hakaj, Hila, Alhasan, Dedic, Beqja, Çyrbja, Latif.
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Krymi, Tafili, Vucaj, Lika, Ribaj, Sukaj.
1′ Topi i parë i takimit luhet nga Teuta.
2′ Lika jep një top për Ribajn, paraprin Moçka që largon me kokë.
4′ Ribaj kalon bukur në të djathtë dhe shërben për Sukjan që godet, topi ndalet nga Hakaj dhe rreziku largohet.
8′ Vucaj godet nga distanca, kontrollon Moçka.
11′ Hakaj kroson bukur, tenton Bilali, por topi është larg dhe largon mbrojtja kuqeblu.
12′ Krymi gjuan fort, por topi nuk është në kuadrat.
15′ Ribaj ul bukur për Sukajn, sulmuesi tenton, por mbyllet nga durrsakët.
19′ Vucaj me të majtë nga distanca, e gabuar gjuajtja e mesfushorit.
20′ Këmbëngulje e Çyrbjes nga e djathta që shërben për Latif. Sulmuesi ul për Dedic, por topi shkon në këndore.
27′ Top nga mesfusha për Ribaj, nuk e arrin sulmuesi.
30′ Ribaj ka një rast të mirë, por është në pozicion jashtë loje.
32′ Ante Hrkac realizon për Teutën, Një top i ardhur nga këndorja dhe një dalje e gabuar e Sherrit shfrytëzohen nga mbrojtësi që i jep avantazhin vendasve. Teuta- Vllaznia 1-0.
35′ Vucaj nga goditja e dënimit, top i gabuar nga mesfushori.
38′ Hakaj shmanget bukur në të majtë, por gabon në pasimin final.
82′ Malota rikthehet pas disa javësh mungesë. Lezhjani futet në fushë ne vend të Krymit.