Kanë përfunduar kater ndeshjet e orës 21:05 të vlefshme për Europa League.
Lazio ka barazuar me shifrat 2-2 ndeshjen e zhvilluar në shtëpi kundër Dinamos së Kievit. Fillimisht ishte Dinamo që kalon në avantazh me Tsygankov në minutën e 52, por më pas Lacio përmbys shifrat me Imobile në minutën e 54 dhe Anderson në minutën e 62. Kur dukej se loja ishte e kontrolluar, në minutën e 79 barazon shifrat Moraes.
Ndeshja mes Marsejës dhe Atletiko Bilbaos, siç edhe pritej u mbyll me shifrat 3-1 për francezët. Golat u shënuan nga Ocampos me një dopietë në minutën e parë dhe të 57-të si edhe nga Payet në të 14 minutë. Për miqtë realizoi Aduriz në fundion e pjesës së parë me një 11 metërsh.
Fitore ka arritur edhe Lepzig me shifrat 2-1 kundër Zenit ku golat u shënuan nga Bruma në minutën e 56 dhe Ëerner në të 77. Për rusët shënoi Criscito në minutën e 87-të.
Ndërkohë edhe Sporting ka arritur fitore kundër Plzen me shifrat 2-0 ku Montero shënoi një dopietë.
Lacio-Dinamo Kiev 2-2 (54′ Imobile 62′ Anderson/ 52′ Tsygankov, 79′ Moraes )
RB Lajpcig-Zenit 2-1 (Bruma 56′, Werner 77’/ Criscito 87′)
Olimpik Marsejë-Atletik Bilbao 3-1 ( 1′ 57’Ocampos, 14′ Payet / 45+2′ (P) Aduriz )
Sporting Lisbonë-Viktoria Plzen 2-0 (45+1′ 49’Montero)