Mauro Icardi, sulmuesi kryesor i ekipit zikaltër, mund të mbetet jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë pas veprimitqë ka bërë mbrëmë ndaj arbitrit Nicola Rizzoli.
Në përfundim të takimit, Icardi çon një top drejt arbitrit në shenjë proteste për humbjen e pësuar. Duket se Rizzoli nuk është aq i preferuar për Icardin dhe tifozerine Interiste. Në humbjen 1-0 nga Juventus, Interi i ka më të vështira pozitat në klasifikim.