Manchester United rikthehet te fitorja. Pas barazimit ndaj Burnley në mesjavë skuadra e Solskjaer arrin të marr një fitore të rëndësishme ndaj Leicesterit në luftën për Champions League.
Mjafton një gol i Rashford në minutë e 9 të takimit pas një asist të Pogbas për t’i dhënë 3 pikë ”djave të kuq”.
Më këtë fitore Manchester United renditet në vendin e 5-të me 48 pikë, dy pikë më pak se Çelsi i vendit të 4-të.