Manchester United sot ka regjistruar fitoren e pestë rresht nën drejtimin e trajnerit të ri Solskjaer, kundrejt Totenhemit, me rezultatin e ngushtë 0-1. Golin e vetëm e ka shënuar Marcus Rashford në fundin e pjesë së parë.
Totenhami ka sulmuar shumë në pjesën e dytë, por ka rënë përpara “murit” De Gea i cili ka bërë një nga ndeshjet më të mira në karrierën e vet duke regjistruar një tjetër “Clean Sheet”.
Manchesteri tanimë e sheh veten në vendin e gjashtë me 41 pikë, po aq sa ka dhe Arsenali. Objektivi për “Djajtë e Kuq” si fillim është zona Champions që me këtë formë është i kapshëm lehtësiht.