Skuadra e Luftëtarit nuk ka mundur të shkëlqejë ditën e sotme duke u mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga letonezët e Ventspils. Edhe pse u mendua se gjirokastritët mund të reagonin pjesën e dytë, asgjë nuk ka ndryshuar, duke vulosur në këtë mënyrë fatin e Luftëtarit në Europa League që në ndeshjen e parë.
Edhe pse ka mbetur dhe një ndeshje për tu luajtur mes Luftëtarit dhe skuadrës së Ventspils, shpresat janë të pakta. Gjirokastritët do zbresin në “Elbasan Arena” për të respektuar garën. Edhe pse dëshira e madhe, do të duhet shumë fat dhe “luftë” në fushë për të kthyer këtë rezultat të thellë të takimit të sotëm. /NEWSPORT.AL/