Ermir Lenjani vazhdon të jetë protagonis me skuadrën e tij Sion në kampionatin zviceran. Lojtari i Kombëtare shqiptare ka dhënë një asisit fantastik në golin e dytë për skuadrën e tij ndaj St.Gallen. Lenjani në minutën e 55′ të takimi ndërmerr një aksion individual në drejtim të portës kundërshtare dhe afër zonës humbet kontrollin e topit, por pranë tij është një tjetar shqiptar që e dërgon topin në rrjetë, Pajtim Kasami. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2, por mesfushori shqiptar konfirmon edhe njëherë tjetër që është në formën e tij më të mirë dhe është gati për ndeshjet e Kombëtares.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.