Regbi është një sport i vështirë, pasi përplasjet fizike mes lojtarëve janë ndër elementët kryesorë të këtij sporti dhe në të shumtën e rasteve janë të lejuara.
Por kurrsesi një gjë e tillë nuk mund të tolerohet një gjë e tillë me arbitrin e ndeshjes, aq më shumë pastaj kur bëhet fjalë për një femër.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në një ndeshje regbie në Itali mes skuadrave të Valsugana dhe Vicenza-s. Lojtari Doglioli ka goditur keqazi në një moment të ndeshjes arbitren e ndeshjes, Maria Benvenuti.
Tashmë lojtari është në pritje të pezullimit dhe pritet për një ndëshkim të rëndë prej 36 javësh. /Top Channel