Liverpool ka arritur të fitojë ditën e sotme me rezultatin 5-1 kundër Hull Cityt. Edhe City ashtu, si Liverpool ka bërë detyrën teksa ka mundur Swansean me rezultatin 3-1.
Skuadra e Liverpool ka dhuruar spektakël në stadiumin “Anfield”. Golat për të kuqtë u shënuan nga Lallana në minutën e 17-të, Milner në të 30-tën dhe 71-tën, Mane në të 36-tën dhe Coutinho në minutën e 52. Hull City arriti të shënonte golin e nderit me David Meyler në minutën e 51.
Ndërsa ekipi i Cityt, i drejtuar nga Pep Guardiola shënuan me Agueron në minutën e 9-të dhe të 66-të. Stërling vulosi rezultatin në 3-1 në minutën e 77-të. Për Sëansen shëoni Llorente në minutën e 13-të.