Përfundon takimi, Hertha Berlin dhe Bayern Munchen kanë ndarë pikët në “Olympiastadion”
Pak ditë pasi shkatërroi Arsenalin në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat 5:1, Bayern Munchen i Carlo Ancelottit ishte afër humbjes në Bundesliga, por barazoi 1:1 me Hertha Berlinin duke shënuar golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Lewandowskit.
Ishte sulmuesi Lewandowski ai që shënoi në aksionin e fundit të ekipit të tij, për të marrë një pikë të vlefshme. Ndërsa për vendasit shënoi Vedad Ibisevic në minutën e 22’të të ndeshjes.
Këtë barazim të ekipit të Ancelottit e shfrytëzoi Borussia Dortmund, që mposhti 3:0 Wolfsburgun.
Vedad Ibisevic Goal HD – Hertha BSC 1-0 Bayern… by footballderbyy
Goal Lewandowski R(1:1) Hertha Berlin vs… by ylberenexhipi