Lacio nuk fal dhe fiton në transfertë ndaj Frosinones. Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Tomas Strakoshës që afrohet edhe më shumë me zonën Champions. Pas kualifikimit në Kupë, Lacio me këtë fitore shkon në kuotën e 35 pikëvë dhe është një pikë larg vendint të 4-të që mbahet Milani.
Goli për lacialët u shënua në minutë e 36-të nga Kaisedo që shënon golin e dytë në dy ndeshje rresht pas golit ndaj Interit në mesjavë. Portieri i kombëtares shqiptare bëri një tjetër paraqitje pozitive pasi në minutën e 85-të të takimit shpëtoi një rast të sigurt për gol. Në këtë takim u aktivizua dhe Valon Berisha i cili hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë.