Mbrojtësi i majtë kuqezi Naser Aliji ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Dinamo e Bukureshtit ndaj Concordias e vlefshme për fazën play-off të eliminimit nga kampionati rumun. 25-vjeçari asistoi golin e parë të sfidës për shokun e ekipit Papazoglou, i cili e shtyu lehtësisht topin në rrjetë.
Me fitoren 3-2, Concordia thuajse prenoton për vitin e ardhshëm pjesëmarrjen në nivelin e dytë të futbollit rumun.
Duhet të kujtojmë që Aliji luan në krahun e majtë të mbrojtjes së Shqipërisë, ku ka rivalitet me Egzon Binakun, i cili është përzgjedhur shpeshherë në këtë pozicion nga tekniku Panuçi. Duke parë përmirësimin e ndjeshëm që Aliji ka bërë në këto muaj, ai mund të rifitojë sërish betejën për të qenë titullar në formacionin kuqezi.