Kukësi – Skënderbeu 2 – 0
Pejiç 35′, Pejiç 44′ (p)
Kukësi: Koliçi, Imami, Alla, Shameti, Hallaçi, Carioca, Musolli, Lena, Dvornekoviç, Emini, Pejiç
Skënderbeu: Shehi, Mici, Osmani, Jashanica, Vangjeli, Orelesi, Malaj, Lilaj, Latifi, Gavazaj, Salihi
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.
5′- Loja nis me ritëm. Të besuarit e Agostinelit duken më kërkues në këto minuta të para, teksa fitojnë terren në mesin e fushës.
12′- Goditje dënimi për Kukësin, por asnjë rrezik për kampionët e Skënderbeut.
14′- Karioka pretendon për një faull në hyrje të zonës së Skënderbeut, por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt.
15′- Nis të luhet minuta e 15-të dhe asnjë rast për t’u shënuar nga asnjëra prej skuadrave.
22′- Kukësi ka një rast të mirë në hyrje të zonës së Skënderbeut me një goditje dënimi, por nuk shfrytëzohet si duhet nga verilindorët.
27′- Latifi bën gjithçka bukur në të majtë, driblon mbrojtjen e Kukësit, por më pas gjuajtja e tij është për t’u harruar.
32′- Loja vijon të luhet në mesin e fushës. Skuadrat mundohen të mos pësojnë.
35′- Pejiç bën gjithçka bukur në hyrje të zonës së Skënderbeut. Kroati godet nga diagonalja dhe Shehit i shpëton topi nga duart. Minuta e 35-të dhe ka festë në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
42′- Sërish kroati protagonsit. Pejiç rrëzohet me faull në zonën e Skënderbeut.Sulmuesi i verilindorëve e merr vetë përsipër për ta ekzektuar dhe nuk gabon nga pika e 11-metërshit duke mposhtur Shehin.
45′- Kështu mbyllet kjo pjesë e parë me Kukësin që shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh të dy golave.
46′- Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Skënderbeu. Gavazaj lë fushën e lojës dhe në vend të tij Xhejms Adenji.
53′- Hamdi Salihi ka një rast të artë për të ngushtuar shifrat, por bomberi shkodran bën më tw vështirën duke e çuar topin jashtë kuadratit të mbrojtur nga Koliçi.
58′- Skuadra e Agostinelit hidhet e gjitha në sulm për të rrezikuar, por mbrojtja verilindore është në pozicion.
60′- Skënderbeu fiton një goditje dënimi. Ekzekuton Latifi, por sfera e goditur prej tij përfundon jashtë.
68′- Pero Pejiç rrezikon sërish. Por, këtë radhë topi i goditur prej tij përfundon jashtë katërkëndëshit të mbrojtur nga Shehi.
70′- Këndore për SKënderbeun. Shënon Xhejms, por nigeriani ndodhet në pozicion jashtë loje.
75′- Goditje dënimi për Kukësin. Gjuan Lushtaku, por Shehi është në pozicion.
81′- Salihi është pranë golit të parë, por sërish shkodrani nuk është në ditën e tij më të mirë.
86′- Tashmë korçarët duken të dorëzuar. Kukësi është vetëm disa minuta larg fitores dhe shpalljes kampion dimri.
90′- Kështu mbyllet ky takim me Kukësin që merr 3 pikët. Edhe pse do të luhet edhe një takim tjeter për këtë fazë të dytë, verilindorët kanë siguruar pikët për t’u shpallur kampionë dimri.