Me rastin e fitores në Kupën e Shqipërisë ekipi i Kukësit ka vendosur të festojë fitoren në një mënyrë shumë origjinale. Duke treguar harmoninë dhe formën e mirë që po kalon skuadra, futbollistët e gjendur në fushë, kanë realizuar një “mannequin challenge”.
Mannequin challenge është një formë argëtimi e cila është perhapur kudo në botë në ambiente të ndryshme sociale. Ajo çka lojtarët bëjnë në këtë formë argëtimi është sfida e të qëndruarit pa lëvizur si një manikin.
Konkretisht shihen lojtarët e Kukësit të cilët qëndrojnë pa lëvizur ndërkohë që njëri nga ata filmon miqtë e tij. Në video shohim disa lojatarë si Nijas Lena, Matija Dvorekovic, Besar Musolli, Edon Hasani.