Skënderbeu-Partizani 1-0
Formacioni zyrtar:
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi;
Partizani: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj;
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit. Ndërhyrja e Hoxhës ndaj Bregut në minutat e fundit të takimit ka rezultuar fatale dhe gjyqtari Hamiti ka akorduar 11-metërsh për Skëndebreun. Muzaka nuk gabon para portës dhe i dhuron tre pikë ekipit të tij në këtë sfidë të parë të kampionatit.
Komenti i ndeshjes minutë pas minute:
90-‘ Hoxha penalizon të kuqtë, ndryrje e rëndë ndaj Bregut. Gjyqtari Hamiti akordon penallti dhe Muzaka kalon në avantazh korçarët.
88′- Zëvendësim te Skënderbeu, Krasniqi i lë vendin Oto John.
87′- Trashi për Hebajn, Mensah gjuan, topi devijohet.
85′- Karton i verdhë për Hilën.
84′- Beneyam zëvendëon Lulajn te Partizani.
77’ – Starton normalisht loja, Atanda merr kartonin e verdhë të radhës.
Ndërpritet ndeshja për pak momente, Hoxha tek tifozët për ti qetësuar.
75′- Situata del jashtë kontrollit në stadiumin e Korçës, tifozët e Partizanit hedhin sende të forta dhe zbresin në fushën e blertë.
72′- Goditje dënimi në favor të Partizanit, Telushi te topi.
70′- Tifozët e Partizanit të papërmbajtshëm, godasin me gurë zjarrfiksen dhe ambulancën.
66′- Demte dhe Bardhi përplasen mes tyre, stafi mjekësor i të dyja skuadrave zbret në fushë, nuk ka asgjë serioze.
60′- Kombinimi i Bregut me Abazin, ky i fundit gjuan, Hoxha i vëmendshëm.
58′- Telushi kroson në zonën e korçarëve, topi në duart e Teqes.
57′- Vjen zëvendësimi i dytë për Partizanin, Progni i liron vendin Bardhit.
55′- Asani i lë vendin Bardhit, vjen zëvendësimi i parë te Partizani.
54′- Goditje këndi pë Partizanin, Telushi te topi, vazhdon aksioni, topi largohet nga mbrojtja e Skënderbeut.
46′- Startojnë 45 minutat e dyta të takimit, Skënderbeu dhe Partizani në kërkim të tre pikëshit.
45′- Gjyqtari akordon vetëm një minutë shtesënë këtë pjesë të parë.
40′- Hamiti nuk fal, karton i verdhë për Bregun dhe Asanin.
35′- Goditje dënimi në favor të Skënderbeut, Gripshi te topi, kombinohet me Vangjelin, topi në zonë, është rrëmujë totale, në fund topi largohet nga mbrojtja e Skënderbeut.
36′- Progni sërish protagonist, lojtari i kuq shkakton serish faull.
34′- Goditje këndi pë Partizanin, Trashi te topit, krosi i lartë në zonë, Telushi mund të gjuajë, mesfushori aspak i saktë.
28′- Muazaka i vetëm përballë Hoxhës, “gardiani” bën mrekullinë dhe largon rrezikun.
23′- Goditje dënimi në favor të Skënderbeut, Gripshi dhe Vangjeli pranë topit, i pakalueshëm muri i Partizanit.
22′- Bregu rrëzohet në kufijtë e zonës së Partizanit, gjyqtari sërisht nuk i jep të drejtë.
21′- Progni ndërhyn ashpër ndaj Vangjelit, vjen kartoni i parë i verdhë për Prgnin.
20′- Ndërhyrje e ashpër ndaj Bregut, gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.
18′- Muzaka tenton portë, topi jashtë.
12′- Goditje dënimi për Skënderbeu, Radas te topi, ky i fundit jashtë kuadratit.
8′- Gripshi ndëhyn ashpër ndaj Trashit, goditje dënimi për Partizanin, të gjithë në zonën e Skënderbeut.
6′- Lojë e bararatë, Skënderbeu dhe Partizani mbeten në mesfushë.
1′- Topi i parë gjuhet nga Skënderbeu.