Futbollisti shqiptar Zymer Bytyqi ka shënuar një gol madhështor fundjavën e kaluar në ndeshjen e kampionatit norvegjez midis ekipit të tij Viking dhe Mjondalenit, e përfunduar me fitoren 4-2 për “vikingët”.
22-vjeçari ekzekutuar në stilin “alla Ibrahimovic” golin e dytë për skuadrën e tij duke përdorur lëvizje karateje njësoj si legjenda suedeze në sfidën e PSG-së ndaj Marseille-ës në kampionatin francez në sezonin 2012/2013.
Bytyqi aktivizohet me skuadrat zinxhir të Norvegjisë, por ka lindur në Belgjikë. Ai është pjesë e përfaqësueses së Norvegjisë U21.