Stadiumi i Tomorit është njëri prej “shtëpive” më të mëdha të futbollit shqiptar. Edhe pse klubi beratas nuk është njëri prej më të mëdhenjve në futbollin tonë, mund të krenohet me faktin se ka njërin prej stadiumeve më të mëdha në Shqipëri.
Në një postim në faqen zyrtare të klubit, ofrohen pamjet me dron të stadiumit “Tomori”, nga të cilat shihet një panoramë fantastike. Në lidhje me ecurinë e këtij sezoni, Tomori ka kaluar një sezon aspak premtues duke u renditur në vendin e tetë në grupin A të Kategorisë së Parë, një pozicion më sipër se zona e play-off për të qëndruar në këtë divizion. Me ardhjen e 2019, Tomori shpreson që sezoni të marrë drejtimin e mbarë.