Një tjetër ngjarje aspak e mirë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në futbollin kosovar
Flamurtari mposhti 2-1 Kosovën e Prishtinës në javën e 21-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Kosova e Prishtinës e akuzon drejtorin e Flamurtarit, Agim Hasanin me pretekstin se ka ndikuar te anësori për një penallti.
Përmes këtij reagimi, Kosova Prishtinës i ka bërë thirrje FFK-së që të reagojë sa më parë, ose do të tërhiqen gjitha ekipet nga gara.
Reagimi i plotë i Kosovës së Prishtinës
“Sot ndodhi marria e futbollit vetem shikone drejtorin e klubit te Flamurtarit Agim Hasani ku i rrin ansorit e si ndikon me bo penalli të pa qene hiq e aq ma keq loja vetem pat perfundu me gjithe ata 5 minuta shtes qe i dha u lojke minuta 13 shtes ju bojm thirjje gjith FFK-se deri kur ma kshtu o po terhekmi krejt ekipet let lun vetem Flamurtari.”