Fiorin Durmishaj, ka shnëuar një supergol, në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Panionios, ka luajtur ndaj Larisës. Ndeshja është humbur nga ekipi i sulmuesit kuqezi, me rezultatin 4-2. Por, fakti pozitiv është që 21-vjeçari, ka gjetur rrjetën me një gjuatje të fortë jashtë zone. Goli u shënua në minutën e 93-të dhe ishte goli i dytë i nderit.
Vlen për t’u theksuar se Fiorin Durmishaj, është një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga gjigandët e Olympiacos. Flitet që ai mund të blihet që në janar, nga ekipi i Pireut, por çdo gjë do duket, pasi të zyrtarizohet, pasi merkatoja ka fjalë shumë dhe pak vepra.