Mbrëmjen e sotme në aktivitetin e zhvilluar në “Sofra Tironse 2019” kanë qenë të ftuar këngëtare të ndryshëm dhe një prej tyre ishte Era Rusi dhe gjatë kohës kur këndonte në skenë ka marrë një dhuratë të veçantë. Një prej të pranishmëve, i ka dhuruar Rusit një shall të skuadrës bardheblu, të cilën këngëtarja e ka marrë dhe e ka vendosur në qafë, e ndëkohë këndonte këngë për qytetin e Tiranës.
Padyshim që një ndër simbolet më të mëdha të kryeqytetit është edhe skuadra bardheblu, Tirana, që së fundmi po tregon një formë shumë të mirë në kampionat, duke mundur Kukësin, por në të njëjtën kohë edhe në Kupën e Shqipërisë, duke eleminuar Flamurtarin me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në të dyja ndeshjet.