Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Kamzës, me rezultatin 3-2. Skënderbeu kaloi shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 17, me anë të Muzakës, i cili shënooi nga goditja e këndit. Më pas, në minuën e 28, Soëe dyfishoi shifrat.
Por, Kamza barazoi shumë shpejt, falë dy golave të realizuar në minutat 35 dhe 45, me Zguron, i cili shënoi një supergol. Me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu shënoi me anë të James, duke i dhënë fund praktikisht takimit, pasi deri në fund nuk u shënua asnjë gol.
Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu forcon pozitat në vendin e parë, ndërsa Kamza rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Skënderbeu – Kamza 3-2 (MUZAKA 16′, Sowe 26, Xhejms 47’/ 35′, Zguro 45′)
90′ Mbyllet takimi Skënderbeu 3-2 Kamza
76′ Rezi largohet me barrelë, në vendin e tij hyn Kuqi
47′ Xhejms shënon për Skënderbeun
45′ Zguro shënon një supergol
35′ Shënon Kamza
26′ Skënderbeu shënon me penallti, Soëe shënon nga pika e bardhë
16′ Gol në Korçë, Skënderebu shënon pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Muzaka, era ndihmon topin të shkojë në rrjetë
14′ Kamza rrezikon sërish, por mbrojtja vendase largon topin
10′ Kalojnë 10 minuta në Korçë, Skënderbeu rrezikon disa herë, por nuk arrin të shënojë
1′ Starton sfida në Korçë
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Lelis, Çukoviç, Zguro, Fili, Malaj, Fukui, Ymeri, Rezi, Plaku. Trajner: Jualian Ahmataj.