Juventusi fiton ndaj Napolit në Torino dhe shkëputet 5 pikë nga Roma e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.
Kampionët e Serisë A kanë mposhtur 2-1 napolitanët në një duel për titull kampion, ndërsa të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.
Si fillim realizoi Bonuçi për Juventusin në minutën e 50-të. Barazimi për Napolin erdhi në minutën e 54-t me anë të Kalehon.
Fitorja për bardhezinjtë erdhi pikërisht nga ai që tifozët e Napolit druheshin më shumë, Gonzalo Higuain që realizoi golin e dytë për Juventusin në minutën e 70-të, duke bërë që stadiumi në Torino të shpërthente në festë gjatë momentit të golit dhe pas sfidës duke festuar këtë triumf të rëndësishëm.
Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj u aktivizua për 90 minuta me Napolin, por pa mundur të bëjë diçka më shumë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.
Bonuçi kalon në avantazh 1-0 Juventusin
https://www.youtube.com/watch?v=RM5wfueCgTY
Goli i barazimit, Kalehon shënon për Napolin
https://www.youtube.com/watch?v=iLTRIt5qsoY
Higuain ndëshkon Napolin dhe i jep avantazhin sërish Juventusin
https://www.youtube.com/watch?v=6Pb1tTjaUW0
Higuan takon ish-trajnerin e tij te Napoli para takimit
https://www.youtube.com/watch?v=pH2Q5oSLivk