Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda kundrejt kryeministrit Rama për shndërrimin e projektit të Arenës Ndërkombëtare.
Berisha pretendon se ky projekt është kthyer në një projekt mafioz, dhe akuzon kryeministrin se do të ndërtojë kullë në mes të stadiumit, duke zhdukur krejtësisht një anë të stadiumit dhe gjithë sheshin ‘Italia’.
Sakaq, bashkëngjitur postimit të tij, Berisha publikon edhe videon e prezantimit të projektit të Arenës Ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Ja cili ishte projekti qe Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptareve per Arenen Kombetare, qe e shnderroi ne Arenen e mafies se tij familjare duke i hequr nje ane te tere asaj dhe shnderruar ate ne oborrin e Kulles qe do ti vendose emrin xhelatit te diktatures Kristaq Rama! sb