Mbrëmjen e sotme Interi ka luajtur në “San Siro” përballë Bologna-s, ndeshje e vlefshme për Serie A. Loja u mbyll 0-1 për miqtë. Pikërisht atëherë kur mendohej se ata do të fitonin, ndodh e njëjta histori, munden.
Kjo ishte ndeshja e 2-të radhazi që skuadra e drejtuar nga Luçiano Spalletti nuk arrin të marrë 3 pikët. Goli është shënuar që në pjesën e parë nga Santander në minutën e 32-të.
Me këtë rezultat negativ, 18 herë kampionët e Italisë mbeten në vendin e 3-të me 40 pikë, por ngushtojnë diferencën me ndjekësit në vendet e mëposhtme.
Një detaj shumë interesant për lojtarët e Interit në këtë mbrëmje kishte të bënte me emrin e tyre në fanellë, pasi e kishin të shkruar në gjuhën kineze, për shkak se në Kinë festohet Viti i Ri në këtë peridhë.