Humbja në derbin e qytetit nuk është e lehtë për tu kapërdirë dhe në të tillë situatë nuk bën përjashtim as një legjendë si Francesco Totti.
Ish-kapiteni i Romës e ka pritur keq humbjen 3-0 ndaj Lazios, diçka e cila është vënë re edhe mbrëmjen e djeshme në prag të takimit të UEFA Champions League mes Portos dhe Romës. Një prej tifozëve portugez, e ka thumbuar Tottin, teksa nën thirrjen “Forza Lazio” i ka dhënë për të firmosur një fanellë të Lazios.
Reagimi ka qënë mjaft brilant nga ana e ish-sulmuesit, që ka bërë sikur nuk e ka parë episodin duke u larguar pa “lënë” gjurmë.
Un regalo per Totti, avrà gradito? 😂
— SoloLaLazio.it (@Solo_La_Lazio) March 6, 2019
Credits: @_dellafuente pic.twitter.com/H9pDFZnX7K