Një video shumë gazmore ka shpërndarë Elseid Hysaj në Instagram, nga Nju Jorku ku gjendet për pushime, së bashku me familjen e tij.
Duke bërë xhiro me biçikletë, mbrojtësi kuqezi shfaqet me bashkëshorten e tij, e cila i jep pedaljeve, ndërsa 22-vjeçari nuk ngurron të bëjë humor me këtë moment, duke treguar rolin e burrit autoritar.
“Ja ku jemi këtu, në Nju Jork. Me skllaven time. Bën ftohtë, por…”, ndërsa në këtë moment ndërhyn bashkëshortja e Hysajt, që uron: “Gëzuar Krishtlindjet”, por mbrojtësi shkodran e ndërpret dhe me një zë autoritar i drejtohet: “Pedalo, ec shpejt! Shpejt! Ja kështu, kështu jemi ne meshkujt. Gratë duhet vetëm në na shërbejnë neve. Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, e mbyll videon gazmore, Elseid Hysaj.