Mesfushori veteran i Interit Antonio Candreva ka bërë ndoshta gjestin më të shëmtuar në karrierën e tij. Në seancën e sotme stërvitore të Interit 31-vjeçari është parë i trysnuar gjatë gjithë kohës.
Sezoni i fundit ku nuk shënoi asnjë gol dhe prurjet e reja te zikaltërit i kanë shtuar presionin që nuk ka ditur ta kontrollojë dot. Në një aksion ai goditi në fytyrë me bërryl njërin prej futbollistëve të Primaveras duke mos kërkuar falje.
Sjellja e tij nuk i ka pëlqyer interistëve ku disa prej të cilëve kanë shprehur dëshirën për largimin e tij nga skuadra.
https://youtu.be/egwYW1XTqKM