KUKËSI – TIRANA 1-0
Shënues: Guri 4′
Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Shkodra, Dzaria, Imami, Kale, Bakaj, Guri Trajner: P. Pacult
Tirana: Lika, Kërçiku, Musa, Cake, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Greca, Muguna, Sentamu, Ngo Trajner: Ze Maria
Ndeshja: Një sfidë që vendoset nga Sindri Guri. Sulmuesi shkodran arrin të zhbllokojë shumë shpejt shifrat, teksa në minutën e 4-të mposht portierin Ilion Lika, pas një topi të ardhur nga këndorja.
Shumë raste të humbura nga kuksianët, por në fund janë bardheblutë ata që shtangin teksa janë pranë golit në minutën e 90-të. Topi i goditur nga Sentamu ndalet në shtyllë. Kështu mbyllet kjo sfidë dhe është Kukësi skuadra që shkon në gjysmëfinale.
Komenti i ndeshjes:
90′- Shtanget Kukësi. Tirana pranë golit në minutën e fundit, por topi ndalet në shtyllë.
80′- 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Tirana vijon të sulmojë, por pa arritur të gjejë golin. Kukësi është pranë kualifikimit në gjysmëfinale.
70′- Bardheblutë zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Kukësit, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit.
67′- Tirana pranë golit të barazimit. Bedri Greca ka një mundësi të artë shënimi, por sfera përfundon jashtë.
65′- Loja zhvendoset në mesin e fushës së blertë.
51′- Kukësi pretendon për penallti. Bakaj rrëzohet në zonën e Tiranës, por për Xhajën faulli ka nisur jashtë saj. Protesta nga ana e verilindorëve.
49′- Goditje dënimi në favor të bardhebluve. Gjuan Karabeci, por topi përfundon në këmbët e Sentamusë. Afrikani gjuan bukur, por Stivi Frashëri bën mrekullinë.
46′- Starton pjesa e dytë në Kukës. Tirana e nis me zëvendësim. Nga loja del Muguna dhe në vend të tij futet Celhaka.
45′- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë, por rezultati mbetet i njëjtë.
37′- Kukësi pranë golit. Kale dhe Dzaria nuk arrijnë të shënojnë të vetëm përballë ILion LIkës.
33′- Këndore për Kukësin. Kroson Imami, por largon mbrojtja bardheblu.
28′- Goditje dënimi në favor të Kukësit. Verilindorët kanë një mundësi të mirë shënimi. Gjuan portieri Elis Bakaj, por Ilion Lika bën mrekullinë.
25′- Bedri Greca tenton nga larg, por sfera përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga portieri Kolici.
19′- Sërish Kukësi i rrezikshëm. Dzeric kroson, topi goditet nga Guri, por këtë herë përfundon jashtë kuadratit.
17′- Asion Daja ndërhyn në dëm të Gurit dhe gjyqtari i takimit nuk heziton për të nxjerrë kartonin e parë të verdhë.
15′- Erjon Hoxhallari gabon në mbrojtje. Kale përfiton, kroson në zonë, por Ilion Lika shpëton portën.
10′- Goditje dënimi në favore të KUkësit, po pra rrezik për Tiranën.
4′- Këndore për Kukësin. Kroson Elis Bakaj dhe Sindrit Guri çon topin në rrjetë.
2′- Tirana e nis vrullshëm. Këndore për bardheblutë, por largohet nga mbrojtja vendase.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.