Gjermania ka arritur të shpallet kampione Europe për moshat U-21. “Panzerat” mposhtën Spanjën në finale me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim e shënoi Mitchell Weiser në minutën e 40-të, i cili “vulosi” edhe fatin e kësaj finaleje. Më pas festa ishte e gjitha për gjermanët.