Ka përfunduar gjithçka në Cardiff. Reali i Madridit fiton për të 12-ën herë Champions League.
Një lojë totalisht e zotëruar nga madrilenët të paktën në 45 minutat e pjesës së dytë. Juventusi mposhtet në këtë finale me rezultatin e thellë 4-1. Për të mos mjaftuar kjo, 7 minutat e fundit i ka luajtur me 10 lojtarë.
Ndërkohë Reali futet në historinë e Champions League, duke fituar për të dytën herë radhazi këtë trofe. Një sezson tepër i mrekullueshëm dhe meritë absolute e Zinedine Zidane.
Ndërkohë Ronaldo ka shënuar një dopietë duke u bërë lojtari i vetëm që shënon në 3 finale Champions-i.
Juventus 1-4 Real Madrid Mandzukiç 27’/ 20′ 64′ Ronaldo, 61′ Casemiro, 90′ Asensio