Europa League do të rikthehet këtë të enjte me sfida dhe duele spektakolare. Emocione dhe sigurisht të gjithë presin mjaft gola në këtë kompeticion të rëndësishëm europian.
Si për të shtuar dozat e bukurisë ka menduar Radio Televizioni Shqiptar, që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije: ” Europa League rikthehet këtë të enjte në ekranin e RTSH-së me një programacion të pasur”.
Konkretisht ndeshja Dudelange – Milan është ajo që do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin tuaj. Ndërsa nga ora 18:55 do të mund të ndiqni të gjithë golat e këtij kompeticioni.