Dy fitore në po kaq ndeshje në grupin paraeliminator për Shqipërinë në futsallë.
Kombëtarja kuqezi fitoi dje ndaj Bullgarisë 7-1 dhe sot ndaj Anglisë 5-1.
Festa në dhomat e zhveshjes nga ana e lojtarëve të ekipit të Shqipërisë ka qenë ekzaltuese.
Tashmë shanset për kualifikim janë të mëdha, ndërsa ndeshja e fundit në grup për Kombëtaren e futsallës së Shqipërisë është ajo ndaj Maltës.