Brazili fitoi në minutat shtesë ndeshjen e dytë të grupit E përballë Kosta Rikës falë dy golave të Coutinho dhe Neymar në fundin e ndeshjes, duke shpëtuar kështu kombëtaren “seleçao” nga një tjetër rezultat zgjënjyes që do komplikonte çështjen e kualifikimit.
Kjo u pasua nga një festim i shfrenuar i lojtarëve dhe stafit teknik të Brazilit pas shënimit të golit të parë në minutën e ’91-të. Në festim e sipër trajneri Tite u rrëzua në mënyrë të papritur dhe momenti u kap nga regjia, duke u kthyer në një video fenomenale në rrjet.
https://www.youtube.com/watch?v=LjaUG1ejYQA