Vllaznia – Kukësi 0-1
Shënues: Pero Pejiç 84′
Ndeshja- Një sfidë që u vendos vetëm nga një goditje dënimi në minutën e 84. Kukësi fiton një faull në hyrje të zonës së Vllaznisë dhe Pero Pejiç nuk gabon duke shënjestruar saktë portën e Agoviç. Duhet theksuar që ekipi shkodran ka bërë një lojë të mirë, teksa në minutën e 73-të Pepa ishte pranë golit të avantazhit, megjithatë Koliqi bëri mrekullinë duke shëptuar portën e tij. Pas kësaj ndeshje Kukësi vijon të kryesojë Superioren me 39 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 21 pikëve.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Pjeshka, Vrapi, Tafili, Krymi, Çinari, Shtubina, Pepa
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Shameti, Rrumbullaku, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Lushtaku, Emini, Pejiç
1′ – Topi i parë shkelmohet nga miqtë.
4′ – Kukësi e nis në sulm dhe menjëherë fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës së Vllaznisë. Ekzekuton Karioka, i cili pason shkurt për Rrumbullakun, por ky i fundit gjuan keq.
7′- Vllaznia është pranë golit, ku Çinari përfiton bukur në zonën e Koliqit, por goditja e tij është për t’u harruar.
9′- Erald Çinari detyrohet të dalë nga fusha e blertë pas një dëmtimi që pësoi në mesin e fushës.
12′- Pashaj bën një ndërhyrje të bukur për Kukësin, por qendërmbrojtësi i verilindorëve nuk ia del dhe detyrohet të lërë fushën e blertë.
15′- Mbyllën 15 minutat e para dhe skuadrat tashmë po luajnë në mesin e fushës së blertë.
20′- Goditje dënimi për Kukësin. Karioka kroson bukur në zonë, por Ditmar Bicaj ndërhyn saktë duke shmangurr rrezikun në zonën e tij.
25′- Ritmi i lojës nuk është si në fillim. Skuadrat duken sikur studiojnë njëra-tjetrën dhe më shumë mbrohen se sa sulmojnë.
30′- Shkodranët marrin në dorë frenat e lojës. Të besuarit e Cungut fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës së Kukësit. Gocaj merr përsipër ta ekzekutojë, por Shameti është në dispozicion.
35′- Kukësi mundohet të reagojë, por lojtarët e Vllaznisë janë në ditën e tyre.
39′- Vllaznia ishte pranë golit. Cicmil kroson, topi devijohet nga mbrojtësi i Kukësit dhe përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
45′- Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë dhe rezultati i sfidës mbetet i pandryshuar.
46′- Pjesa e dytë starton pa asnjë zëvendësim. Topi këtë radhë shkelmohet nga vendasit.
51′- Vllaznia e nis disi më mirë këtë pjesë të dytë. Të besuarit e Cungut janë më agresivë dhe thyejnë çdo aksion të kundërshtarit.
55′- Kukësi bën zëvendësimin e dytë. Nga loja del Karioka dhe në vend të tij futet Cale.
58′- Kryesori Koçi ndal lojën pas një ndërhyrje të gabuar të Shtubinës në dëm të Musollit.
60′- Skuadra e Vllaznisë kërkon të depërtojë në zonën e Kukësit duke marrë insiativë 1 kundër 1.
65′- Loja vijon me rezultat të bardhë 0-0. Vllaznia është më këmbëngulëse, por pamundur të konkretizojë.
70′- Gjyqtari Koçi bëhet protagonist me një vendim në mesin e fushës dhe tifozët shkodranë janë të irrituar. Megjithatë gjendja qetësohet dhe sfida vijon sërish.
73′- Vllaznia është pranë golit. Brunild Pepa i vetëm me portierin Koliqi e çon topin drejt shtyllës së djathtë pingule. Portieri i kuksianëve bën mrekullinë duke e çuar topin në këndore.
84′- Goditje dënimi për Kukësin. Pejiç merr përsipër ta ekzekutojë, i cili godet saktë duke çuar topin në rrjetë. Minuta 82 dhe Vllaznia 0 dhe Kukësi 1.
88′- Skuadra e Vllaznisë tashmë duket e dorëzuar dhe Kukësi nis të presojë më shumë në zonën shkodrane.
90′- Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë dhe rezultati i sfidës mbetet i pandryshuar.