Në ndeshjen për javën e 32 të Serie A, Roma ka pritur në shtëpi Udinesen. Verdhekuqtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 1-0, por që u ka dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë triumf, Roma ngjitet në vendin e 4, por Milani ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen me Lazion, kështu që është një sfidë më pak.
Lufta për një vend në Champions League çdo javë që kalon bëhet edhe shumë më e vështirë dhe më interesante. Lazio, Milan, Roma dhe Atalanta janë në garë për vendin e 4.