Realiteti i klubit dhe skuadrës së Vllaznisë ka marrë nota groteske. Në sfidën testuese ndaj Veleçikut përpara nisjes së sezonit të ri të Kategorisë së parë, futbollistët e skuadrës kuqeblu janë detyruar në mungesë të shisheve të ujit të konsumojnë ujë nga një zorrë që spërkat fushën. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha sezonin e kaluar, degradimi i situatës ekonomike dhe psikologjike të klubit ka arritur në pikën më kritike teksa klubi nuk është në gjendje të garantojë as bazën minimale materiale. Gjithçka ka ndodhur përpara syve të drejtorit të ri sportiv Engin Firat, që tashmë e ka kuptuar se ka përpara një mision tejmase të ndërlikuar.
Nuk duhet harruar që një pjesë e madhe e lojtarëve janë larguar dhe problemet e borxheve ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Pamjet janë siguruar nga televizioni shkodran “TV1 Channel”.