Ish-futbollisti i Tiranës, Elis Bakaj, i cili kaloi këtë verë në kampionatin kroat, ka bërë dje debutimin me fanellën e RNK Splitit. Ka qenë një miqësore, por një derbi, pasi përballë ishte ekipi i madh i Hajdukut të Splitit. Bakaj ka luajtur për 75 minuta dhe ka bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje debutuese të tij, që është mbyllur me fitoren minimale të Hajdukut, 1-0. Lojtari shqiptar është një nga përforcimet më të rëndësishme të RNK Spliti, që tani pret që Bakaj të tregojë vlerat e tij në kampionat.
Rrahmani – Në këtë ndeshje miqësore është aktivizuar edhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, një titullar i paditkutueshëm i skuadrës kroate gjatë sezonit të fundit, madje një nga më të mirët e saj. Tashmë shqiptarët e RNK Splitit janë dy, por në kampionatin kroat ka edhe disa shqiptarë të tjerë si Çekiçi, Grezda e Prenga.
Elis Bakaj përballë Hajduk Split
Amir Rrahmani në miqësoren me Hajduk Split