Mbrëmjen e së martës, Juventusi ka bërë një ndeshje shumë të mirë në Champions League, duke mundur me rezultatin 3-0 Atletico Madrid dhe duke kaluar kështu në fazën tjetër çerekfinale të këtij kompeticioni.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Cristiano Ronaldo, i cili me shënoi 3 gola dhe eleminoi skuadrën spanjolle. Pas takimit, normalisht që lojtart e Juventusit kanë festuar në dhomat e zhveshjes, mirëpo nuk e kanë filluar festën pa ardhur portugezi, i cili pak më vonë është bashkuar me shokët e ekipit.
Tashmë atmosfera në kampin bardhezi duket shumë pozitive dhe mbetet për t’u parë kundërshtari i radhës në Champions. Shorti do të hidhet ditën e premte në orën 12:00.