Sot, Partizani luajti kundër Skënderbeut, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të korçarëve. Në këtë takim pati një sërë episodesh, ndërsa pas përfundimit të tij newsport.al ka siguruar një video teksa futbollistët bardhekuq lënë fushën dhe futen përmes tunelit brenda ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjergj Muzaka ishte autor i golit të parë për Skënderbeun dhe kaq mjaftoi që tifozët e kuq të shpërthenin ndaj ish-lojtarit të Tiranës. Në momentin kur mesfushori po hynte në dhomat e zhveshjes, disa nga mbështetësit e Partizanit në tribunë nisën ta shanin nga motra. Kaq mjaftoi dhe nervat nuk e mbajtën lojtarin bardhekuq, i cili iu drejtua duke i thënë: “Hajde këtu”.