Të shtunën e shkuar, Burreli luajti kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të miqve, megjithatë vendasit, prej disa ditësh kanë protestuar për vendimin e gjyqtarit anësor, Eduart Sinanaj.
Ky i fundit i ka anuluar skuadrës së Burrelit një gol në minutën e 86-të, që nga pamjet e siguruara nga newsport.al shihet që është i rregullt. Kaq ka mjaftuar dhe polemikat kanë qenë prezente. Duhet thënë që rezultati në atë moment ishte 0-1 dhe nëse goli do të ishte i rregullt, loja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër. Për më shumë ndiqni pamjet e mëposhtme.